Tregu i aksioneve në SHBA sapo është mbyllur me rënie për të tre indekset kryesore, duke shënuar javën e katërt radhazi me humbje.
Indeksi Dow Jones pësoi një rënie prej pothuajse 1%, S&P 500 ra me 1.5%, ndërsa Nasdaq u tkurr me 2%.
Ndërkohë, çmimi i naftës Brent u rrit me 3% gjatë ditës, duke arritur në rreth 112 dollarë për fuçi. Krahasuar me një vit më parë, çmimi i naftës ka shënuar një rritje prej 53%, raportonBBC, përcjell Insajderi.










