Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të lehtësojnë disa nga sanksionet ndaj naftës së Iranit.
Departamenti i Thesarit njoftoi se, për një periudhë 30-ditore, do të lejohet transportimi dhe shitja e naftës së papërpunuar si dhe produkteve të naftës të prodhuara në Iran.
Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, e përshkroi këtë vendim si “të kufizuar dhe të targetuar me kujdes”, duke theksuar se është masë e përkohshme që synon të mundësojë shitjen e naftës iraniane që aktualisht është e bllokuar në det.
Ai shtoi se, duke e zhbllokuar përkohësisht këtë furnizim ekzistues, SHBA-ja do të sjellë shpejt rreth 140 milionë fuçi naftë në tregjet globale, duke rritur ofertën e energjisë dhe duke ndihmuar në zbutjen e presioneve të përkohshme në furnizim.
Megjithatë, çmimet e naftës dhe gazit mbeten të larta, shkruan skynews.
Ato kanë rënë nga 119 dollarë për fuçi të naftës Brent dje, në rreth 107 dollarë këtë mëngjes, ndërsa para luftës çmimi ishte rreth 72 dollarë për fuçi. /Telegrafi/










