Trendy

Rama: Shqipëria do të ul numrin e deputetëve

Para 3 orë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij nga Asambleja Kombëtare te Partisë Socialiste, u ndal te riorganizimi i Kuvendit dhe reformat institucionale, duke deklaruar se qeveria synon uljen e numrit të deputetëve dhe avancimin e ligjit për referendumet.

Ai theksoi nevojën për ndryshime në përbërjen e Kuvendit dhe njoftoi një nismë për uljen e numrit të deputetëve.

“Kemi folur për riorganizimin e Kuvendit. S’ka shqiptarë që do të thoshte na duhen më shumë deputetë, por ka shqiptarë që do të thoshin na duhen më pak deputetë. Ne do të zbresim numrin e deputetëve dhe besoj se për këtë jemi vonë, por prapë kemi gjithë kohën që t’i thërrasim shqiptarët në referendum. Prandaj do të çojmë përpara ligjin e munguar për referendumet, sepse ka edhe tema të tjera që duhet t’i vendosim përpara shqiptarëve dhe t’i lëmë të thonë se kush është me kë. Besoj që ligji i ri për referendumet është i realizueshëm brenda këtij sesioni. Duhet të bëjmë çmos që rezultati të dalë sa më shpejt.

Zgjedhjet vendore s’kanë pjesëmarrjen e diasporës, por janë momenti për t’i kthyer diasporës vëmendjen që meriton me fakte, jo me takime, festa, por me fakte. Ka dy elementë që të gjithë i kanë në dispozicion, paketa e maleve. Nuk do të ketë asnjë kandidat që do rikandidojë për kryetar bashkie, që nuk kanë 10 kontrata për paketën e maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara”, tha Rama.

Trending