Trendy

Bombarduesit amerikanë vazhdojnë të përdorin bazën RAF Fairford në Britani

Para 5 orë

Avionët bombardues të SHBA-së po vazhdojnë të përdorin bazën ajrore RAF Fairford në Gloucestershire.

Falë pistës së saj të gjatë, kjo bazë ka mundësi të strehojë të tri llojet e bombarduesve me rreze të gjatë të Forcave Ajrore Amerikane: B-1, B-2 dhe B-52.

Që nga fillimi i sulmeve amerikane në Iran më 28 shkurt, në këtë bazë janë parë bombarduesit B-52, ashtu edhe B-1.

Një banore e fshatit Down Ampney, që ndodhet vetëm disa kilometra larg bazës, i ka treguar BBC-së se “e gjithë shtëpia dridhet” sa herë që avionët kalojnë mbi zonë.

Trending