Ish-Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka deklaruar se Greqia ka humbur pavarësinë e saj dhe është bërë një “satelit i Izraelit”. Ai theksoi se politika e jashtme e vendit po ndikohet fuqishëm nga aleancat strategjike, duke i dhënë Izraelit një ndikim të madh në vendimet kombëtare të Athinës, përcjellë tetova1.
Varoufakis ka shprehur shqetësim mbi humbjen e autonomisë së Greqisë në fushën e politikës ndërkombëtare dhe ka bërë thirrje për një rishikim të marrëdhënieve me vendet partnere./Tetova1










