Kreu i Komandës Amerikane të Lindjes së Mesme, CENTCOM, Brad Cooper, njoftoi se forcat ushtarake amerikane kanë goditur 8,000 objektiva në Iran, duke degraduar aftësitë ushtarake të Teheranit.
Cooper tha se ushtria mbetej gjithashtu e përqendruar në eliminimin e kërcënimit “prej disa dekadash” nga Irani ndaj transportit të lirë të tregtisë në të gjithë Ngushticën e Hormuzit
“SHBA-ja lëshoi bomba të shumta 5,000 paundëshe në një strukturë nëntokësore të vendosur përgjatë vijës bregdetare të Iranit në fillim të kësaj jave”, tha ai.










