Trendy

Hakan Fidan: Izraeli e nisi luftën, por nuk dëshiron paqe

Para 1 muaj

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka akuzuar Izraelin për nisjen e luftës, duke deklaruar se problemi nuk qëndron te mungesa e planeve për t’i dhënë fund konfliktit, por te mungesa e vullnetit për paqe.

“Izraeli e filloi këtë luftë. Problemi nuk është se nuk ka plane për t’i dhënë fund luftës. Problemi është se Izraeli nuk dëshiron paqe”, është shprehur Fidan.

Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon dhe pritet të nxisë reagime të reja në skenën ndërkombëtare. Ai ka lënë të kuptohet se, sipas Ankarasë, rruga drejt përfundimit të konfliktit ekziston, por pengesa kryesore mbetet mungesa e vullnetit politik nga ana e Izraelit.

Trending