Trendy

I kërkoi 5000 euro dhe e kërcënoi me incizim, arrestohet 34-vjeçari në Gostivar!

Para 3 orë

Më 21.03.2026, në orën 21:55, në Gostivar, nëpunës policorë e privuan nga liria G.G. (34) nga fsh. Çegran, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të një personi mashkull nga një fshat i Tetovës se G.G. e kishte shantazhuar dhe i kishte kërkuar 5000 euro, të cilat supozohet se ia ka pasur borxh. Sipas denoncimit, G.G. i kishte dërguar mesazhe kërcënuese përmes telefonit dhe e kishte shantazhuar se do të publikonte një incizim nga biseda mes tyre. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Trending