Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi ditën e sotme se është “absolutisht i bindur” se aleanca do të jetë në gjendje të rihapë Ngushticën e Hormuzit.
Duke folur për Fox News, Rutte iu drejtua kritikave të ashpra që Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka bërë aleancës.
Rutte argumentoi se natyra sekrete e operacionit ushtarak kërkonte që vendet e NATO-s të merrnin kohë për të kalibruar përgjigjen e tyre.
“Aleatët dhe partnerët evropianë në të gjithë botën i kanë shfrytëzuar dy javët e fundit për t’u siguruar që ne të bashkohemi. Ata fillojnë të planifikojnë se çfarë mund të bëjmë së bashku si aleatë, si partnerë të Shteteve të Bashkuara”, tha shefi i NATO-s.
Ai e quajti gjithashtu operacionin amerikan “thelbësor” për shkak të “kërcënimit ekzistencial” nga Irani.










