Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha ka mbetur i dëmtuar gjatë protestës, pasi mësohet se ndaj tij është hedhur sprej dhe ujë.
Menjëherë pas kësaj situate, kryetarit të PD i kanë ardhur në ndihmë deputetët që ndodheshin me të, ndërsa mësohet se i janë dashur disa minuta që lideri demokrat të marrë veten.
E gjithë skena ka ndodhur pranë banesës së tij, ku edhe protestuesit u zhvendosën pasi bënë një marshim në disa institucione.
Gazetari Osman Stafa raporton se personat, të cilët shoqëronin Sali Berishën kanë deklaruar se ai ka marrë një sasi të konsiderueshme të sprejit.










