Kryetari i degës së Bashkimi Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi, ka njoftuar për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor në nëndegën e Sahat Mëhallës, ku është zgjedhur edhe kryetari i ri, përcjell tetova1
Në këtë kuvend është zgjedhur në krye të nëndegës profesori Magbul Kamberi, i cili vlerësohet për përvojën e tij të gjatë në arsim dhe angazhimin profesional.
Njoftimi i plotë:
“Sonte, me aktivistët e Sahat Mëhallës, mbajtëm Kuvendin zgjedhor të kësaj nëndege.
Kryetar u zgjodh profesori Magbul Kamberi, historian me përvojë shumëvjeçare në arsim. Kompetenca dhe entuziazmi janë parakusht për të ndërtuar një strukturë të rifreskuar partiake, e cila do t’u përgjigjet nevojave të kohës dhe do të përfaqësojë denjësisht interesat e qytetarëve”, ka përfunduar Rexhepi./tetova1.mk











