Trendy

Trump njofton armëpushim 5 ditor me Iranin: Bisedimet do të vazhdojnë gjatë kësaj jave

Para 3 orë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar një armëpushim pesë ditor me Iranin, pas dy ditëve bisedimesh të suksesshme mes dy vendeve, përcjell TV21. Ai theksoi se vijimi i marrëdhënieve do të varet nga rezultati i negociatave në vazhdim, ndërsa gjatë këtyre pesë ditëve nuk do të sulmohen centralet energjetike iraniane.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë zhvilluar gjatë dy ditëve të fundit bisedime shumë të mira dhe produktive lidhur me një zgjidhje të plotë dhe të gjithanshme të armiqësive tona në Lindjen e Mesme. Bazuar në tonin dhe përmbajtjen e këtyre bisedimeve të thella, të detajuara dhe konstruktive, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, kam udhëzuar Departamentin e Luftës që të shtyjë çdo dhe të gjitha sulmet ushtarake kundër termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesë ditore, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vazhdim. Ju faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!
President Donald J. Trump”, ka shkruar Trump në Truth Social.

Trending