RAST I RËNDË /NDËRRON JETË 38-VJEÇARI, PRITEN REZULTATET E OBDUKSIONIT
Më 22.03.2026, në ora 11:40, në DPB Gostivar, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore në Gostivar është raportuar se në shtëpinë familjare i është ofruar ndihmë një 38-vjeçarit nga Gostivari, pas çka është transportuar në spitalin e Gostivarit, ku në ora 14:40 ka ndërruar jetë.
Mjeku ka konstatuar vdekje pa gjurmë të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.Është kryer këqyrje nga ekipi hetimor i SPB Tetovë.










