Trendy

Netanyahu flet me Trump për Iranin: Izraeli do mbrojë interesat e veta

Para 4 orë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se të hënën ka folur në telefon me presidentin e SHBA-së Donald Trump rreth një marrëveshjeje të mundshme me Iranin, raportoi portali izraelit Ynet.

“Fola me Trumpin më herët sot. Trump beson se ekziston një mundësi për të përdorur progresin e rëndësishëm të Forcave Mbrojtëse të Izraelit dhe ushtrisë amerikane për të siguruar objektiva ushtarake brenda kuadrit të marrëveshjes që do të mbrojë interesat tona strategjike”, tha kryeministri izraelit.

Ai tha gjithashtu se Izraeli do të mbrojë interesat e tij në çdo situatë dhe se IDF do të vazhdojë të sulmojë Iranin dhe Libanin ndërkohë.

Trending