Trendy

Çegran: Arrestohet 31-vjeçari, i gjendet në oborr makina e vjedhur para një jave!

Para 3 orë

Më datë 23.03.2026, në orën 21:00, në fshatin Çegran të Gostivarit, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme (DPB) Gostivar kanë privuar nga liria personin me iniciale E.Sh. (31 vjeç), banor i po këtij fshati.

​Arrestimi i tij u bë nën dyshimin për veprën penale “marrje e kundërligjshme e automjetit motorik”, sipas nenit 242 të Kodit Penal. Gjatë operacionit, në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur automjeti i tipit “Opel Corsa” me targa të Gostivarit, i cili ishte raportuar i vjedhur më datë 16.03.2026.

​Automjeti i është kthyer menjëherë pronarit legjitim, ndërsa i dyshuari E.Sh. është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi penale përkatëse.

Trending