Trendy

Siljanovska-Davkova takohet me Millanoviqin: S’ka vend për standarde të dyfishta në procesin eurointegrues.

Para 3 orë

Në një ceremoni zyrtare me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u prit në Zagreb nga presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, me çka filloi vizita e saj zyrtare dyditore në vend.

Të dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, pas së cilës pasoi një mbledhje plenare e delegacioneve, në fokus të së cilës ishin marrëdhëniet tradicionale miqësore dypalëshe.

Në konferencën e përbashkët për media, të dy theksuan se nuk ka vend për standarde të dyfishta në procesin eurointegrues. Millanoviq porositi se Maqedonia ka mbështetje të plotë nga Kroacia në rrugën drejt BE-së.

Trending