Për shkak të punimeve teknike të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, të mërkurën (25 mars 2026) disa pjesë të Tetovës dhe vendbanimet përreth do të mbesin pa energji elektrike në intervale të caktuara kohore, përcjell tetova1
Sipas njoftimeve, nga ora 09:00 deri në 14:00 pa rrymë do të jenë pjesë të qytetit të Tetovës, përfshirë objektet në afërsi të SAGA-s, si dhe objektet e “ZIK Ladilni” dhe ZIK Qumështorja. Ndërprerje do të ketë edhe në rrugën “Shtipska”, në segmentin nga burgu drejt Teqes.
Në të njëjtin interval kohor, nga ora 09:00 deri në 14:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbeten edhe pjesë të fshatit Çellopek, konkretisht zona e Çellopekut të Poshtëm. Ndërkohë, nga ora 09:30 deri në 14:00, ndërprerje do të ketë edhe në disa pjesë të Çellopekut të Epërm, veçanërisht në zonën përreth xhamisë së Epërme./Tetova1.mk










