Trendy

Nga kushtet për armët bërthamore te hapja e Ngushticës së Hormuzit, zbardhen 14 pikat e propozimit të Trump për t’i dhënë fund luftës në Iran

Para 4 javë

Qeveria e Donald Trump i ka përcjellë Teheranit një paketë kushtesh për t’i dhënë fund konfliktit, me planin që përfshin një sërë kërkesash. Qeveria amerikane ka formuluar gjithsej 15 kushte për Irani si bazë për përfundimin e luftës, diçka që e theksoi vetë presidenti amerikan në deklaratat e tij të djeshme.

Megjithatë, mediat e huaja shkruajnë se ekziston shqetësimi në Jerusalem se Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tij po kërkojnë një arritje të shpejtë të një marrëveshjeje me Iranin, në vend që ta bëjnë pajtueshmërinë e plotë të këtyre kërkesave një kusht përpara përfundimit të armiqësive.

Sipas tre burimeve të njohura me detajet, bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit, përfshirë Jared Kushner dhe Steve ëhitkov, kanë formuluar një proces që parashikon shpalljen e një armëpushimi njëmujor, gjatë të cilit të dy palët do të negociojnë një marrëveshje prej 15 pikash, sipas linjave të marrëveshjeve të mëparshme të ndërmjetësuara nga administrata Trump në Gaza dhe Liban.

Donald Trump tha dje se është arritur konvergjencë e konsiderueshme në shumë çështje të një marrëveshjeje të mundshme, në kontekstin e negociatave indirekte me një aktor kyç në Iran. Sipas mediave, skenari i një marrëveshjeje të shpejtë dhe të paqartë në parim është një shqetësim i madh për udhëheqjen politike dhe ushtarake të Izraelit. Kjo pasi ekziston rreziku që Irani të gjejë veten në një pozicion të favorshëm nëse konflikti përfundon përpara se kushtet të finalizohen plotësisht.

14 pikat e propozimit të SHBA-së për Iranin

1. Irani duhet të çmontojë kapacitetet e tij ekzistuese bërthamore.

2. Irani duhet të zotohet se nuk do të kërkojë kurrë të pajiset me armë bërthamore.

3. Nuk do të lejohet pasurimi i uraniumit në tokën iraniane.

4. Irani duhet t’ia dorëzojë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) rezervat e tij prej afërsisht 450 kilogramësh uranium të pasuruar 60% në të ardhmen e afërt, bazuar në një orar që do të miratohet.

5. Objektet bërthamore në Natanz, Isfahan dhe Fordoë duhet të çmontohen.

6. IAEA-së, organit mbikëqyrës bërthamor të OKB-së, duhet t’i jepet akses i plotë, transparencë dhe aftësi inspektimi brenda Iranit.

7. Irani duhet të braktisë “modelin e ndërmjetësimit” rajonal.

8. Irani duhet të ndalojë financimin, mentorimin dhe pajisjen e aleatëve të tij rajonalë.

9. Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur dhe të funksionojë si një korridor i lirë detar.

10. Programi raketor i Iranit duhet të jetë i kufizuar si në rreze veprimi ashtu edhe në numrin e raketave, me kufizime specifike që do të vendosen në një fazë të mëvonshme.

11. Çdo përdorim i ardhshëm i raketave do të lejohet vetëm për qëllime vetëmbrojtëse.
Tre kompromiset për Iranin

12. Irani do të marrë lehtësim të plotë nga sanksionet e vendosura nga bashkësia ndërkombëtare.

13. Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë Iranin në zhvillimin e programit të tij bërthamor civil, duke përfshirë prodhimin e energjisë elektrike në termocentralin bërthamor të Bushehrit.

14. I ashtuquajturi mekanizëm “kthimi në kohë”, i cili lejon rivendosjen automatike të sanksioneve në rast të mosrespektimit të marrëveshjeve nga Irani, do të shfuqizohet.

Trending