Teherani akuzon SHBA-të dhe Izraelin për sulmin; autoritetet thonë se impianti nuk është dëmtuar
Irani deklaron se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë kryer një sulm pranë centralit bërthamor të Bushehrit mbrëmjen e së martës, sipas agjencisë shtetërore IRNA.
Organizata e Energjisë Atomike e Iranit njofton se, bazuar në raportet fillestare, sulmi nuk ka shkaktuar dëme teknike në central dhe as viktima në njerëz.
Autoritetet iraniane nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi natyrën e sulmit apo objektivat e synuara. Pretendimet nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga burime të tjera ndërkombëtare.
Centrali bërthamor i Bushehrit, i vendosur në jug të Iranit, konsiderohet një nga objektet kryesore të programit civil bërthamor të vendit.










