Ushtria izraelite vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës. Zëdhënësi izraelit, Efi Deffrin tha se vendi po vepron në bazë të një plani solid.
“Për sa i përket njërës apo tjetrës marrëveshje, ne aktualisht po veprojmë në bazë të një plani solid”, tha zëdhënësi Efi Deffrin në një konferencë shtypi televizive.
Zëdhënësi po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me përpjekjet për të nisur një proces diplomatik të aftë për t’i dhënë fund luftës që ka tronditur Lindjen e Mesme që nga 28 shkurti. Mediat shkruajnë se në lidhje me këtë, ai tha se Izraeli do të vazhdojë të veprojë për të eliminuar kërcënimet ekzistenciale.
“Ne po veprojmë dhe do të vazhdojmë të veprojmë, po veprojmë edhe tani për të intensifikuar sulmet dhe për të eliminuar kërcënimet ekzistenciale dhe ne po godasim Iranin dhe Libanin në të njëjtën kohë”, shtoi ai.










