Trendy

ALARMANTE/ Evropa mund të ngel pa karburant nga java e ardhshme

Para 2 orë

Evropa mund të përballet me mungesa karburanti që muajin e ardhshëm për shkak të thellimit të krizës në Lindjen e Mesme, paralajmëroi drejtori ekzekutiv i Shell, Wael Sawan.

Sawan vuri në dukje se ndërprerja globale e furnizimit me naftë dhe gaz ka detyruar tashmë pjesë të Azisë të ulin konsumin e energjisë dhe se “efekti i rënies” kërcënon të përhapet në Evropë në ditët në vijim.

Kjo mund t’i detyrojë qeveritë evropiane të frenojnë konsumin e energjisë – diçka që nuk ka ndodhur që nga kriza e vitit 2022.

Rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm (LNG) janë bllokuar në Gjirin Persik pasi Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit.

Burime ushtarake i thanë The Telegraph se Britania po udhëheq përpjekjet për të rihapur rrugën kryesore detare, duke përfshirë mundësinë e përdorimit të dronëve për çminim. Në të njëjtën kohë, Donald Trump po shqyrton dërgimin e parashutistëve për një operacion të mundshëm tokësor në ishujt pranë brigjeve të Iranit, edhe pse ai pretendon se bisedimet e paqes me Teheranin janë duke u zhvilluar.

Trending