Gazetar: Angell Dimovski
“Që nga fillimi i luftës, produktet e bursave janë rritur me më shumë se 15 për qind në tre javë.”
Çmimi i kafesë shënoi rritje rekord në tregun vendas, ku disa lloje u shtrenjtuan më shumë se 20 denarë dhe një pako prej 200 gramësh tashmë arrin në pothuajse 200 denarë. Sipas analizës së tregut, rritja e çmimeve lidhet drejtpërdrejt me lëvizjet globale të tregut, të nxitura nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme. Lufta ndikon seriozisht në transportin ndërkombëtar, veçanërisht rreth ngushticës së Hormuzit, duke çuar në rritje të kostos së transportit, faktor që ndikon drejtpërdrejt në çmimin përfundimtar të kafesë.
Qytetarët thonë se çmimi i kafesë është rritur jashtëzakonisht, po nuk heqin dorë nga konsumi i përditshëm.
“Sigurisht që jo, sepse ne pimë shumë kafe e vërejmë këtë. E ke menduar lënien e kafesë sepse po shtrenjtohet? Jo, jo as kafen as cigaret, le të shtrenjtohen sa të duan,” tha një qytetar.
“Shtrenjtohen ato për një kohë të gjatë. Epo, jo, nuk pi shumë kafe, por nuk mundem pa një filxhan kafe,” u shpreh një qytetar tjetër.
Përveç kafesë edhe produktet e tjera rriten. Vezët janë shtrenjtuar për rreth 10 për qind, çmimi i kafesë është rritur 5 deri në 15 për qind në varësi të llojit, ndërsa vaji është rritur 3 deri në 8 për qind.
| Produkti | Rritja me përqindje |
| Vezë | Rreth 10% |
| Kafe | Nga 5% në 15% |
| Vaj | Nga 3% në 8% |
Tabela produkte të bursës për insertim
Me rritjen e çmimit të naftës, pritet një rritje e mëtejshme e artikujve bazë ushqimorë. Arsyeja qëndron në varësinë e importit të vendit, ku një pjesë e konsiderueshme e ushqimit sigurohet nga jashtë. / Alsat.mk










