Trendy

Nafta më e lirë në Maqedoni, 5 km radhë në pikën kufitare të Bllatës, qytetarët: Çmimet në Shqipëri janë katastrofike!

Para 3 orë

Ashtu si gjatë krizës së çmimeve të vitit 2022, edhe tani që cmimet e naftës po fluturojnë cdo ditë për shkak të luftës në lindjen e mesme, qytetarët shqiptarë kanë gjetur zgjidhje.

Ata po blejnë karburant për konsum vetjak jashtë Shqipërisë, kryesisht në Maqedoninë e Veriut, për shkak të çmimeve më të ulëta. News24 pa nga afër situatën në Pikën e Kalimit Kufitar të Bllatës në Dibër dhe në Qafë-Thanë të Pogradecit, ku ka fluks të shtuar udhëtarësh që shkojnë drejt Maqedonisë së Veriut, për shkak të diferencave të çmimeve mes dy vendeve, ku një litër naftë shitet 92.5 denarë ose 144 lekë, ndërsa në pikat e tregtimit me pakicë në Shqipëri një litër naftë sot shitet 214 lekë. Benzina në Maqedoninë e Veriut po shitet 91.26 denarë ose 142 lekë për litër.

Krahasuar me çmimin e pakicës në Maqedoninë e Veriut nafta në Shqipëri tregtohet rreth 50% më shtrenjtë dhe benzina 48%. Në Malin e Zi një litër naftë shitet rreth 1.5 euro dhe për shkak të rritjes së kërkesave nga qytetarët shqiptarë për t’u furnizuar me karburant, Mali i Zi ka vendosur një limit blerjeje, jo më shumë se 30 litër naftë, duke ndaluar edhe shitjen me bidonë.

Trending