Trendy

Mexhiti porosit kreun e kushtetueses të mos merret me politikë!

Para 3 orë

Një përplasje e fortë mes politikës dhe drejtësisë ka shpërthyer në skenën publike. Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri ndër liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, duke i kërkuar që të qëndrojë brenda kufijve të detyrës së tij dhe të mos përfshihet në politikën ditore.

Deklaratat e fundit të Kostadinovskit i cili tha se më mirë të mbyllet gjykata kushtetuese, sesa të vendoset mekanizmi i Badenterit ka nxitur reagime të shumta, pasi ai disa herë ka shprehur qëndrime personale në kundërshtim me rolin që mban.

Në një intervistë për “Ora 24”, Mexhiti theksoi se sjellja e tij i ngjan më shumë një kryetari partie sesa një drejtuesi të një institucioni të pavarur si Gjykata Kushtetuese.

IZET MEXHITI, NJËRI NDËR LIDERËT E VLEN-IT

Nuk është rregull që kryetari I Gjykatës Kushtetuse të jetë komentues i ngjarjeve politike në bazë ditore. I bëj apel që të jetë në nivel të detyrës si kryetar i Gjykatës Kushtetuse nësë dëshiron që ta respektojmë atë institucion, ashtu siç duhet respektuar. Por me deklarimet e tij ai ngjan se më shumë ka dëshirë të merret me politikë ditore. Nëse është kështu, le ta lëshojë atë pozite dhe të del për deputetë ose për ndonjë pozitë tjerë politike ku mund t’i shprehë qëndrimet e tij për politikat ditore”.

Kujtojmë se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski i njohur tashmë për deklarata që bëjnë zhurmë në opinion, të marten tha se jo vetëm që është kundër vendosjes së badenterit në Gjykatën Kushtetuese, por shkoi edhe më tej, duke thënë se më mirë të mbyllet ky institucion se sa të vendoset ky mekanizëm. Kostadinovski këtë e argumenton duke thënë se nëse aplikohet ky mekanizëm, atëherë në vendime nuk do të ketë argumente kushtetuso-juridike, por argumente të tjera.

Mekanizmi i Badenterit në Gjykatën Kushtetuese, ose shumicë e dyfishtë nënkupton që ligjet që miratohen me shumicë të dyfishtë në Kuvend të mos mund të rrëzohen në Kushtetuese pa shumicë të dyfishtë nga radhët e gjykatësve.

Trending