Dy persona privohen nga liria në Tetovë dhe sekuestrohen tre automjete
Dje (25.03.2026) në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 13:00, Njësiti Mobil për Sigurinë në Komunikacionin rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit realizoi aksion kontrollues në zonën e qytetit të Tetovës, me theks në kontrollin e përgjithshëm të automjeteve dhe drejtuesve në komunikacionin publik.
Gjatë kontrollit janë shqiptuar pesë masa për ushtrim të transportit publik të udhëtarëve pa certifikatë mjekësore, një masë për automjet të parregullt teknikisht, tre masa për skadim të afatit të lejes së qarkullimit, tre masa për drejtim të automjetit me kategori jo përkatëse, tre masa për shoferë fillestarë, gjashtë masa për mosposedim të pajisjeve të detyrueshme në automjet, 10 masa për mbingarkesë dhe ngarkesë të pasiguruar, katër masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe katër masa për shkelje të tjera. Janë paraqitur edhe nëntë kërkesa për inicim të procedurës kundërvajtëse ndaj personave juridikë dhe përgjegjës.
Dy persona janë privuar nga liria dhe përkohësisht janë sekuestruar dy automjete për shkak të kryerjes së veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, përkatësisht pa patentë shoferi, ndërsa një automjet është sekuestruar për shkak të skadimit të lejes së qarkullimit mbi gjashtë muaj.
Aksionet kontrolluese do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, me çka së bashku do të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.
Trending










