Trendy

Përplasje në Kuvend lidhur me rritjen e çmimeve

Para 3 orë

Përplasje mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Ekonomisë në Kuvend, në seancën për pyetje deputetësh. Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski akuzoi se ka rritje enorme të çmimeve të produkteve bazë ushqimore, si pasojë e shtrenjtimit të derivateve dhe luftës në Lindjen e Mesme. Ai e pyeti drejtpërdrejt pushtetin nëse planifikon masa për zbutjen e krizës ekonomike.

“Për një javë do t’ju lexoj disa çmime që janë verifikuar, vaji ka qenë 74 denarë, tani është nga 93 deri në 118; kafeja ka qenë 104, tani është 120 deri në 140 denarë; mishi i bluar ka qenë 638, ndërsa tani është 849, mishi i pulës 376, ndërsa tani është 493, qumështi 56, tani është 67–78 denarë, vezët 103, tani janë nga 122 deri në 148. Aktualisht kemi një rritje enorme të produkteve bazë ushqimore, sidomos të fruta-perimeve, sot në treg specat janë rreth 300 denarë, ndërsa domatet janë 200 denarë e pak më shumë”, deklaroi Oliver Spasovski, LSDM.

Por ministri i Ekonomisë moho. Sipas tij nuk ka rritje drastike të çmimeve të produkteve.

“Pra, nuk do të lejojmë presione, qoftë nga prodhuesit apo nga tregtarët dhe siç kemi qenë edhe më parë, do të jemi këtu për të ndërmarrë masa që janë në interes të qytetarëve. Paralelisht me këtë, dua të theksoj se inspektorati shtetëror ka ndarë 30 grupe dhe i kontrollon plotësisht, që nga prodhuesit, shpërndarjen dhe tregtarët, dhe deri më tani nuk kemi marrë informacione se ka rritje enorme”, tha Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë.

Ndërkohë, të dielën Qeveria, në një seancë të jashtëzakonshme qeveritare, mori vendim për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për karburantet nga 18% në 10%. /Alsat.mk.

Trending