Trendy

Rrahje në një kazino në Tetovë, sulmohet edhe një vajzë e re

Para 4 javë

Një incident dhune ka ndodhur mesditën e djeshme në një nga kazinotë e qytetit të Tetovës, ku dy persona kanë rënë pre e sulmit fizik. ​

Sipas njoftimit zyrtar nga SPB Tetovë, personi me iniciale B.S. (43) nga fshati Trebosh, rreth orës 12:30 është paraqitur vetë në polici pasi ishte denoncuar për dhunë.

Ai akuzohet se rreth orës 11:30, brenda ambienteve të një kazinoje, ka sulmuar fizikisht personat A.A. (68) nga Dobroshti dhe 26-vjeçaren J.Sh. nga fshati Xhepçisht. ​

Policia njofton se po punon në dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilit ndaj autorit të sulmit do të vijojë parashtresa përkatëse ligjore.

Trending