Trendy

Tërmet i fortë në Japoni, sa ishte magnituda?

Para 3 orë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot (26 mars) Japoninë. Lëkundjet ishin me magnitudë 6.2 ballë e shkallës Rihter.

Tërmeti goditi bregun lindor të Japonisë, pranë Honshu dhe pati një thellësi të cekët prej rreth 10 kilometrash, sipas GFZ-së.

 

Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme të mëdha, por dridhjet u ndjenë në disa pjesë të rajonit.

Për momentin nuk është lëshuar as paralajmërim për tsunami.

Vërehet se tërmeti është ndjerë edhe në Australi, ku autoritetet gjithashtu nuk lëshuan paralajmërim për cunami në zonat bregdetare të vendit.

Trending