Trendy

Franca mobilizon 35 vende që t’i bashkohen bisedimeve ushtarake për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Para 16 minuta

Franca ka intensifikuar përpjekjet diplomatike për të siguruar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit. Shefi i Forcave të Armatosura, gjenerali Fabien Mandon, zhvilloi një videokonferencë me përfaqësues nga rreth 35 vende, duke kërkuar partnerë dhe ide për një mision ndërkombëtar.

Sipas mediave të huaja, ky operacion i mundshëm do të ketë karakter mbrojtës dhe do të fokusohet në garantimin e lundrimit të anijeve në një nga korridoret më të rëndësishme të energjisë në botë.

Ngushtica e Hormuzit transporton rreth një të pestën e furnizimeve globale me naftë, ndaj çdo bllokim aty ka pasoja të menjëhershme për ekonominë botërore.

Siç është raportuar edhe më herët transporti detar është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të sulmeve iranianë ndaj anijeve gjatë konfliktit mes SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Ndërsa Teherani mund të vazhdojë të kërcënojë këtë rrugë ujore strategjike.

Ministria franceze e mbrojtjes ka bërë të ditur emrat e vendeve pjesëmarrëse duke konfirmuar se ato vijnë nga të gjitha kontinentet. Aleatët perëndimorë deri tani kanë refuzuar të bëhen pjesë e luftës, duke mbajtur një qëndrim të tërhequr me qëllim ruajtjen e stabilitetit në rajon, por pavarësisht kësaj ata po përgatiten për pasojat e luftës në sigurinë energjetike globale.

Trending