Trendy

Dauti: Rritja e çmimeve e pashmangshme, Dauti Komerc drejt masave për të mbrojtur konsumatorët

Para 3 orë

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në treg pritet të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, si pasojë e drejtpërdrejtë e shtrenjtimit të burimeve të energjisë, përfshirë naftën, gazin dhe energjinë elektrike dhe rritjes së kostove të furnizimit. Kështu u shpreh drejtori i “Dauti Komerc”, Xhemail Dauti, në një prononcim për gazetën Veçer Press, duke dhënë një pasqyrë të qartë mbi zhvillimet aktuale dhe pritshmëritë në treg.

<span;>Sipas Dautit, kompania tashmë është informuar nga partnerët ndërkombëtarë për rritje të reja të çmimeve të furnizimit, të cilat në disa raste arrijnë deri në 10 për qind, ndërsa në raste të tjera parashikohen rritje më të moderuara prej 5 deri në 6 për qind, në përputhje me rritjen e çmimeve të energjisë dhe burimeve të tjera që ndikojnë në kostot e produkteve.

<span;>Ai theksoi se furnizimi me produkte ushqimore mbetet i qëndrueshëm dhe nuk ka sinjale për mungesa në treg, por paralajmëroi se këto kosto të rritura do të reflektohen në çmimet përfundimtare për konsumatorët.

<span;>Në këtë kontekst, Dauti bëri të ditur se “Dauti Komerc” po shqyrton mundësinë e operimit me marzhe më të ulëta, me qëllim që të zbusë ndikimin e rritjes së çmimeve dhe të kontribuojë në ruajtjen e standardit të qytetarëve.

<span;>Drejtori i kompanisë gjithashtu propozoi masa konkrete për institucionet, duke sugjeruar heqjen e doganave dhe taksave shtesë për produktet e importuara, si dhe uljen e TVSH-së për produktet ushqimore nga 10 në 5 për qind, masa që sipas tij do të ndikonin drejtpërdrejt në uljen e çmimeve në treg.

<span;>Dauti vlerësoi gjithashtu se masat si ngrirja e çmimeve dhe kufizimi i marzhave kanë treguar efekte kontraproduktive, duke theksuar nevojën për zgjidhje më të qëndrueshme dhe afatgjata për të përballuar presionin mbi çmimet.

Trending