Trendy

Tronditen tregjet botërore, rritet nafta në mënyrë drastike

Para 5 orë

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare janë rritur mbi 111 dollarë, për shkak të dyshimeve të investitorëve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani mund të arrijnë së shpejti një zgjidhje përmes negociatave.

Në tregun e Londrës, gjatë pasdites, një fuçi nafte u tregtua me çmim më të lartë për 3,46 dollarë krahasuar me mbylljen e djeshme, duke arritur në 111,47 dollarë. Ndërsa në tregun amerikan, çmimi u rrit për 4,08 dollarë, duke arritur në 98,56 dollarë. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump edhe një herë në momentin e fundit ka shtyrë afatin që i kishte vendosur Iranit për hapjen e ngushticës, kësaj radhe për 10 ditë.

Trending