Trendy

Skandali i radhës: Edi Rama për herë të tretë në publikimet e tij në rrjetet sociale e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë!?

Para 3 orë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka publikuar një postim në rrjetet sociale lidhur me Raportin e Transformimit BTI 2026 për Evropën Juglindore.

Në versionin fillestar të postimit, kufiri i Kosovës me Serbinë ishte paraqitur me vija të ndërprera në hartë, një format që në hartografi shpesh përdoret për territore me status të diskutueshëm.

Kjo solli reagime dhe kritika nga përdorues të rrjeteve sociale, të cilët kërkuan sqarime për paraqitjen grafike.

Pas këtyre reagimeve, Rama publikoi një version të përditësuar të fotos, ku harta ishte ndryshuar dhe Kosova paraqitej ndryshe nga publikimi i parë.

Ky në fakt nuk është “gabimi” i parë i Ramës në raport me hartën e Kosovës.
Në vitin 2019 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte publikuar një harte në të cilën ai tregonte për investimin për furnizim me ujë.

Mirëpo edhe në atë kohë kryeministri shqiptar e kishte vendosur në hartë Kosovën si pjesë të Serbisë.

Ndërkohë në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit të mbajtur me 4 prill 2023  në Tiranë ishte paraqitur një hartë, ku shihet se një pjesë e territorit të Kosovës është paraqitur me mbishkrimin ‘Serbia’.Video e diskutimit ku është shfaqur kjo hartë, ishte publikuar në Facebook nga kryeministri i Shqiperisë, Edi Rama dhe kishte nxitur shumë reagime te mediat dhe qytetarët në Kosovë.

Trending