Disa pjesë të Tetovës sot kanë mbetur pa furnizim me ujë për shkak të defekteve në pesë lokacione të ndryshme, me ndërprerje që kanë zgjatur nga tre deri në pesë orë, njoftojnë nga NPK “Shar”.
Dy nga defektet janë regjistruar në rrugën “Kuzman Josifoski-Pitu”, ndërsa tre të tjerat në rrugët “186”, “Shtipska” dhe “Murat Baftijari”.
“Është intervenuar në të gjitha defektet dhe ato janë sanur, pas çka furnizimi me ujë është normalizuar. Në varësi nga mbushja e sistemit, uji do të arrijë gradualisht deri te amvisëritë”, informoi drejtori i NPK Tetovë, Valjon Zeqiri.
Banorët e rrugëve të prekura ishin paralajmëruar për ndërprerjet e përkohshme, ndërsa nga NPK “Shar” apeluan për shfrytëzim racional të ujit deri në normalizimin e plotë të furnizimit.










