Trendy

Reagon djali i mjekut Zarko Grozdanoski: “Në vend të mirëkuptimit po përballemi me linçim mediatik”

Para 2 orë

Reagon djali i mjekut nga Bërvenica pas lajmit për vrasjen e 76-vjeçarit në Ohër dhe arrestimin e 53-vjeçarit nga Bërvenica “Në vend të mirëkuptimit po përballemi me linçim mediatik”, përcjell tetova1

Reagimi i plotë:

“Në këto momente jashtëzakonisht të vështira për familjen time, ndjej nevojën të shpreh publikisht mbështetje të plotë për babain tim, i cili për vite me radhë e ka ushtruar profesionin e tij si mjek me ndërgjegje, ndershmëri dhe përkushtim.

Fatkeqësisht, në vend të mirëkuptimit dhe dinjitetit, jemi dëshmitarë të një linçimi mediatik që është më së paku i nevojshëm pikërisht tani, kur po kalojmë një situatë serioze dhe të ndjeshme. Ndërkohë, padrejtësisht po anashkalohen qindra njerëz të cilëve u ka ndihmuar, kujdesi që ka dhënë dhe jetët që ka shpëtuar.

Banorët e Brvenicës dhe Tetovës, si dhe e gjithë Maqedonia, shumë mirë e dinë kush është Zharko — jo vetëm si mjek, por edhe si njeri”, ka përfubduar djali i mjekut/tetova1.mk

Trending