Trendy

Ndërron jetë mësuesi Hazbi Topojani

Para 3 orë

NJOFTIM

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Hazbi Topojanit.

Hazbiu ishte mësues i përkushtuar, i cili ia kushtoi jetën edukimit të brezave të rinj në arsimin fillor. Me punën dhe përkushtimin e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme tek nxënësit, kolegët dhe te të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Për ne, ai ishte më shumë se kaq patriot e aktivist i palodhur, mik i dashur dhe pjesë e rëndësishme e organizimit tonë në Çair.

Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Kujtimi për Hazbi Topojanin do të mbetet i përhershëm.

Dega Çair
Bashkimi Demokratik për Integrim

Trending