Trendy

Taravari: Struga dhe shqiptarët nuk devijojnë nga rruga evropiane

Para 3 orë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se as Struga dhe as shqiptarët nuk mund të largohen nga orientimi i tyre drejt Bashkimit Evropian.

Sipas tij, çdo përpjekje për të devijuar këtë rrugë është e kotë dhe bie ndesh drejtpërdrejt me vullnetin e qytetarëve. Taravari theksoi se orientimi pro-evropian i shqiptarëve është i qartë, i qëndrueshëm dhe i pakthyeshëm.

Ai shtoi se rruga drejt integrimit evropian mbetet prioritet strategjik dhe se çdo alternativë tjetër nuk reflekton aspiratat reale të qytetarëve. /INA

Trending