Trendy

Saranda Imeri Stafai me akuza ndaj BDI-së: “Ligje në letër, zero zbatim në praktikë”

Para 3 orë

Deputetja e VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vazhduar kritikat dhe demantet ndaj Bashkimi Demokratik për Integrim, përcjell tetova1

Ajo shprehet se vazhdimisht pranon dokumente nga qytetarët, të cilat sipas saj dëshmojnë mungesën e zbatimit të ligjeve në praktikë, veçanërisht sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe.

Reagimi i plotë:

“U lodha duke ju demantuar.

Sa të paaftë dhe hajduta paskeni qenë… a keni bre kufi?

Qytetarët non-stop më dërgojnë dokumente – dhe çdo herë del e njëjta histori.

Ja një provim i dhënë nga jurisprudenca, një vit pasi keni miratuar ligjin për gjuhët… dhe asnjë shkronjë shqip nuk ka brenda!

Ligje në letër, zero zbatim në praktikë.

Turp.”, përfundon deputetja Imeri Stafai./tetova1.mk

 

 

Trending