Trendy

Anijet fantazmë me të cilat Irani e sfidon SHBA-në dhe Izraelin!

Para 3 javë

Irani po përdor gjithnjë e më shumë mjete të vogla detare të ndërtuara me fibra (fiberglass), materiale të ngjashme me ato që përdoren në helmeta apo parakolpë makinash. Këto mjete janë të lehta, të shpejta dhe të vështira për t’u zbuluar.

Fiberglass është i hollë dhe peshon shumë pak. Këto anije të vogla, zakonisht 50–60 këmbë të gjata, mund të arrijnë shpejtësi shumë të lartë – vijnë dhe zhduken brenda sekondave, si një stuhi e papritur. Për shkak se nuk kanë shumë metal apo çelik, valët e radarit nuk reflektohen qartë. Ato shpërndahen ose përthithen pjesërisht nga materiali, duke e bërë të vështirë për radarët të dallojnë nëse bëhet fjalë për një anije apo thjesht valë uji.

Kjo shpesh i mashtron sistemet e zbulimit. Një tjetër taktikë është përdorimi i mjeteve gjysmë-nëndetëse, ku 80–90% e trupit qëndron nën ujë. Vetëm një pjesë e vogël (si “hunda”) mbetet mbi sipërfaqe. Në rast rreziku, ato mund të ulin edhe më shumë profilin duke fshehur pajisjet si antenat.

Këto mjete shpesh janë të pajisura me raketa kundër anijeve dhe torpedo të vogla (raketa nënujore). Strategjia kryesore është ajo e “sulmit në tufë” – shumë mjete të vogla sulmojnë një objektiv të madh njëkohësisht, duke e mbingarkuar sistemin mbrojtës të anijes. Si një tufë bletësh: një mund ta ndalosh, por kur janë shumë, bëhet e vështirë t’i përballosh të gjitha.

Irani ka përdorur shpesh këto taktika për të ngacmuar dhe sfiduar anijet ushtarake në rajon, duke u afruar papritur dhe duke u larguar me shpejtësi. Në Perëndim, këto mjete shpesh quhen “ghost boats” (anije fantazmë), pikërisht për shkak të vështirësisë në zbulim dhe lëvizjes së tyre të papritur.

Përveç kësaj, ekzistojnë edhe mjete detare pa pilot (drone detare), që mund të kryejnë sulme pa rrezikuar jetë njerëzish. Këto zhvillime tregojnë se Iran ka investuar për një kohë të gjatë në strategji asimetrike detare, sidomos për zona strategjike si Strait of Hormuz, ku një konflikt apo bllokadë do të kishte pasoja të mëdha globale.

Trending