Trendy

Vokrri në vitin 2014: “Nuk e harrojmë kurrë që Turqia pa kushte pranoi të luajë me Kosovën”

Para 5 orë

Një nga figurat më të rëndësishme të futbollit kosovar, i ndjeri Fadil Vokrri, kishte theksuar në një intervistë të vitit 2014 për TRT Spor rëndësinë e mbështetjes që Turqia i dha Kosovës në momentet më të vështira të sportit kosovar, shkruan tetova1.

“Nuk e harrojmë kurrë që Turqia pa kushte pranoi të luajë me Kosovën”, ishte deklarata e tij, duke vënë në pah një nga ndeshjet më domethënëse për përfaqësuesen e Kosovës në periudhën para pranimit të plotë ndërkombëtar.

Në atë kohë, Kosova nuk ishte ende anëtare e organizatave kryesore të futbollit si FIFA dhe UEFA, dhe zhvillimi i ndeshjeve miqësore ishte i kufizuar. Pranimi i Turqisë për të zhvilluar një përballje miqësore konsiderohej si një hap i madh drejt afirmimit ndërkombëtar të futbollit kosovar.

Trending