Trendy

Badenterin mos e jepni se është marre dhe tradhëti!

Para 3 orë

Nga Ruzhdi MATOSHI

Badenteri, si mekanizëm i votimit të dyfishtë të ligjeve në Kuvend që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, erdhi si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001.

Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë në vullnetin e deputetëve shqiptarë, në Kuvend, të cilët kanë numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të ndaluar ligjet në Kuvend dhe për të mos lejuar kalimin e tyre.

Asnjë ligj me Badenter nuk duhet të kalojë në Kuvend nëse nuk respektohen të drejtat e shqiptarëve, si:

• Provimi i jurisprudencës
• Implementimi i Ligjit për Gjuhët
• Përfaqësimi i drejtë në punësim në administratën shtetërore
• Mospengimi i Korridorit 8
• Mospengimi i rrugës Shkup – Hani i Elezit

• Realizimi i rrugës Tetovë – Prizren
• Largimi i Stoillkoviqit nga pozita e zëvendëskryeministrit
• Ndalimi i diskriminimit në të gjitha fushat ndaj shqiptarëve

Badenteri erdhi si rezultat i luftës së vitit 2001; është derdhur gjak dhe kanë rënë dëshmorë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, asnjë deputet nuk duhet që, nga tani e tutje, t’i mundësojë kësaj qeverie kalimin e ligjeve me Badenter pa respektuar Marrëveshjen e Paqes të vitit 2001.

Deputetët që shkelin Badenterin, duke lejuar diskriminimin që e bën qeveria Mickoski, do të jenë në anën e errët të historisë dhe do të njihen si shkelës të gjakut të derdhur në vitin 2001.

Mos i knaqni Tashkovskin, Fillkovin, Stoilkoviqin e 0.4% elektorat dhe Mickovskin se marre është!

P.S: Drejtuar deputetëve shqiptarë në Kuvendin e RMV-së, pa dallim partiak

Trending