Sipas raportimeve të mediave turke që ndodhen në Teheran, Garda Revolucionare e Iranit ka vendosur në gatishmëri një numër shumë të madh trupash ushtarake, në një kohë të tensioneve të rritura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burimet pretendojnë se mbi 2.5 milionë ushtarë janë vënë në gatishmëri, ndërsa Irani ka gjithashtu mbi 3 milionë rezervistë të gatshëm për mobilizim në rast të një përshkallëzimi të konfliktit.
Këto zhvillime vijnë pasi, sipas të njëjtave raportime, presidenti amerikan Donald Trump ka shqyrtuar mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake tokësore ndaj Iranit, gjë që thuhet se ka shkaktuar reagim të menjëhershëm nga pala iraniane.
Ndërkohë, përkrahje për Iranin kanë shprehur edhe Pakistani dhe Jemeni, duke deklaruar se janë të gatshëm të ndihmojnë në çdo moment në rast të një konflikti më të gjerë.
Trending










