Trendy

Fundoset varka në Bodrum të Turqisë, vdesin shumë persona

Para 3 orë

Në brigjet e Bodrum, në rajonin e Muğla, është mbytur një gomone që transportonte emigrantë të paligjshëm. Janë gjetur trupat e pajetë të 11 emigrantëve, ndërsa 21 persona janë shpëtuar të gjallë, shkruan Hurriyet. Në zonë janë dërguar një numër i madh mjetesh të Rojës Bregdetare, ndërsa një helikopter i Komandës së Rojës Bregdetare nga Izmir është angazhuar gjithashtu në operacion.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin 11 trupa të pajetë, ndërsa 21 emigrantë janë shpëtuar të gjallë.

Trending