Trendy

Reagim i fortë nga Lamine Yamal: Jam mysliman, Alhamdulillah

Para 3 orë

Ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas incidenteve të mbrëmshme në stadium:

“Jam mysliman, Alhamdulillah. Dje në stadium u dëgjua një thirrje: ‘Kush nuk kërcen është mysliman’. E di që ishte drejtuar ndaj ekipit kundërshtar dhe jo personalisht ndaj meje, por si mysliman, kjo mbetet sjellje e papranueshme dhe mungesë respekti.

E kuptoj që jo të gjithë tifozët janë të tillë, por për ata që përdorin fraza të tilla, përdorimi i fesë për tallje në stadium ju bën njerëz injorantë dhe racistë.

Futbolli është krijuar për argëtim dhe përkrahje, jo për të ofenduar njerëzit për atë që janë apo çfarë besojnë. Dhe në fund, faleminderit tifozëve që na mbështetën, shihemi në Kupën e Botës”, ka shkruar Yamal.

Trending