Trendy

Muriqi i reagon ashpër tifozit kosovar që e akuzoi për shitje të ndeshjes: Marre të qoft

Para 3 orë

Një tifoz kosovar ka hedhur akuza të rënda ndaj kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, pas ndeshjes së zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sipas këtij tifoz, Muriqi, i cili luan për Mallorcan, ia ka dhënë informata Turqisë para ndeshjes me Kosovën. Ai e ka quajtur yllin kosovar “gjysmë-turk” dhe ka thënë se sulmuesi ka ndarë taktikat e lojës me skuadrën turke.

“Vedat Muriqi ua ka dhënë turqve informacionet dhe krejt taktikat se qysh ka me u zhvillu loja. Shkon ju fol e i përqaf krejt lojtarët turq para lojës. Bile te kish shit lojën, kish fitu pare. Edhe në Ulqin e kom pas në hotel, me krejt familjen folshin turqisht”, ka thënë tifozi për Klan Kosova.

Muriqi ka reaguar ashpër ndaj këtyre akuzave. Sulmuesi i Kombëtares ka theksuar se pretendimet janë të pabaza dhe fyese për punën dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës.

“Marre të qoft. Me mëndu qe një lojtar i Kombëtares në një lojë vendimtare për shtetin e vet e shet lojën vetëm pse është i lindur në Prizren dhe flet turqisht, duhet të ketë probleme mentale ose të jetë një njeri pa gjak, pa ndjenja dhe pa respekt për një lojtar që ka dhënë gjithçka për Kombëtaren e Kosovës”, ka shkruar Muriqi.

Trending