Trendy

Gjykimi për tragjedinë e Koçanit vijon më 20 prill!

Para 3 orë

Gjykimi kundër 13 nëpunësve policorë, të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, në lidhje me zjarrin në diskotekën e Koçanit “Puls”, sot u shty.

Debati kryesor i caktuar për sot u shty për 20 prill me kërkesë të avokatit të të akuzuarve Kire Bogatinov dhe Kristina Nikollova, i cili ka informuar se njëkohësisht ka pasur detyrë në rast tjetër paraburgimi me prioritet në Gjykatën Themelore Koçan.

Gjykatësi informoi se përmes telefonit ka hyrë në kontakt me avokatin dhe ka kërkuar të sigurojë prani të avokatit tjetër për seancën e sotme, me qëllim që të konfirmohet dinamika e procedurës. Si zëvendësim kishte ardhur avokat tjetër dhe ishte konfirmuar dinamika për seancat e ardhshme.

Gjykata në seancën e sotme informoi edhe se sot në mëngjes ishin dorëzuar shumë lista të dëshmive pas çka gjykatësja Fanka Jançulleva – Mihaillovska bën thirrje që në të ardhmen parashtresat të dorëzohen me kohë, sepse, siç tha, vonesa ndikon ndaj kohëzgjatjes së procedurës dhe mundësisë që ata të shqyrtohen nga gjykata dhe dorëzohen në Prokurorinë Publike.

Gjykatësi reagon për argumentimin e propozimit, në të cilin, siç citon, ishte theksuar “ajo që po bën përpjekje PP ta bëjë në këtë seancë është e palejueshme duke ofruar dy teori për një ngjarje të njëjtë, me pasoja të njëjta fatale”, me çka gjykatësja bën thirrje për zgjedhje me kujdes të fjalorit në parashtresat dhe paraqitjet e mbrojtjes.

Avokat tjetër sot propozoi bashkim të procedurës me gjykimin kryesor për “Puls”, në të cilën janë përfshirë 35 të akuzuar, në mesin e të cilëve menaxherë, kryetarë komunash dhe të punësuar në Ministrinë e Ekonomisë.

Rastin e përfaqëson prokurorja Spasenka Andonova nga PTHPNKOK, ndërsa të akuzuar janë Dejan Saltirovski, Vanço Gjorgjievski, Marija Manevska, Tomo Donev, Dragan Petrushev, Kire Bogatinov, Stojançe Filipov, Bllagica Miteva, Kristina Nikollova, Mazllu Ramadanov, Darko Milloshevski, Martin Arsovski dhe Marjan Radevski.

Lënda ka të bëjë me 13 nëpunës të policisë, të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, në lidhje me zjarrin që ndodhi më 16 mars 2025 në diskotekën “Puls” në Koçan, në të cilin humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 ishin lënduar.

Trending