Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë një deklaratë të fortë duke rikujtuar ndërhyrjen ushtarake në Irak para më shumë se dy dekadash.
“23 vjet më parë, SHBA-të na futën zvarrë në Irak me pretekstin e shkatërrimit të armëve kimike të Sadamit dhe sjelljes së demokracisë,” u shpreh ai.
Sánchez theksoi se pretendimet për armë të shkatërrimit në masë nuk u vërtetuan kurrë gjatë luftës në Irak, duke shtuar: “Atje nuk u gjetën armë kimike. Nuk mund të na mashtroni dy herë.”
Trending










