Trendy

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Para 3 orë

Katari ka bërë të ditur se i ka dërguar një tjetër letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, duke dënuar sulmet iraniane në territorin e tij.

Letra, e cituar nga Ministria e Jashtme e Katarit, përmend një seri sulmesh me dronë dhe raketa lundruese nga Irani që kanë shënjestruar territorin e Katarit midis 28 marsit dhe 1 prillit, përfshirë një që goditi një cisternë nafte në ujërat e Katarit.

Në letër dënohen këto “akte të paligjshme” dhe theksohet se Irani duhet “të kompensojë të gjitha dëmet”. Gjithashtu, theksohet e drejta e Katarit për t’iu përgjigjur sulmeve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.  (A2 Televizion)

Trending