Austria i ka mohuar SHBA-ve lejen për të përdorur hapësirën e saj ajrore për operacione ushtarake kundër Iranit, duke cituar ligjin e neutralitetit të vendit, sipas ministrisë së saj të mbrojtjes.
Një zedhënës i ministrisë konfirmoi se kishte pasur “disa” kërkesa nga Washingtoni, por nuk specifikoi numrin, raportoi transmetuesi publik austriak ORF.
Zedhenesi shtoi se çdo rast do te vleresohej
individualisht n koordinim me Ministrinë e
Jashtme austriake.
Austria, e cila man një politike të gjatë të
neutralitetit ushtarak, nuk ka vendosur një ndalim të pergjithshëm për fluturimet
amerikane, por po shqyrton kërkesat rast pas rasti, sipas ministrise.
Spanja, kundërshtarja më e zëshme evropiane
e luftës, tha të hënën se hapësira ajrore e
vendit eshtë e mbyllur për aeroplanët
ushtarakë amerikanë të perfshirë n konflikt.
Qeveria italiane gjithashtu mohoi javën e kaluar bombarduesve amerikanë perdorimin e një baze ushtarake në Siçili.





