Donald Trump këtë javë intensifikoi në mënyrë dramatike kërcënimet e tij ndaj NATO-s, duke shprehur zhgënjimin për refuzimin e aleatëve të Amerikës për t’u përfshirë në një konfliktin kundër Iranit. Pak ditë më parë, Presidenti amerikan deklaroi se po e shqyrtonte “absolutisht” mundësinë e largimit nga aleanca, ndërsa vërejtjet e tij në një fjalim televiziv u konsideruan më të fortat deri tani.
Edhe pse deri tani Trump nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret për t’u larguar, një veprim që ligji amerikan e ndalon pa miratimin e Kongresit, kërcënimet e tij kanë ngritur shqetësime mbi rolin e SHBA-së në aleancë.
Analistët po shqyrtojnë disa skenarë të mundshëm të veprimeve të tij dhe ndikimin që ato mund të kenë.
Skenari 1:
Trump mund të vazhdojë të kritikojë NATO-n, duke vënë në dyshim angazhimin e SHBA-së për të mbrojtur aleatët. Ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të dobësojë besueshmërinë e aleancës dhe të inkurajojë kundërshtarët si Rusia dhe Kina.
Skenari 2:
SHBA mund të vështirësojë punën e aleatëve brenda NATO-s pa tërhequr trupat, duke bllokuar vendime të përbashkëta ose duke ndaluar financimin e shpenzimeve operative. Kjo do të ishte dëmtuese, por aleatët mund të plotësojnë mungesat.
Skenari 3:
Trump mund të tërhiqte deri në 9,000 ushtarë nga Evropa, duke goditur operacionet e përbashkëta, por kjo nuk do të ishte katastrofike pasi aleatët mund të zëvendësojnë trupat e SHBA-së.
Skenari 4:
SHBA mund të tërhiqet pjesërisht nga proceset e planifikimit ushtarak të NATO-s ose të bojkotojë takime, duke penguar efektivitetin e aleancës pa largim formal.
Skenari 5:
Largimi formal nga NATO kërkon miratimin e dy të tretave të Senatit dhe aktivizimin e Nenit 13 të traktatit themelues. Një veprim i tillë është i vështirë ligjërisht dhe mund të përballet me sfida gjyqësore dhe politike.
Ekspertët vlerësojnë se skenari më i mundshëm mbetet rritja e retorikës dhe presioni politik, ndërsa largimi formal i SHBA-së nga NATO duket i pamundur në praktikë.










