Trendy

Filipçe: Nëse nuk hyjmë në BE, gjysma e vendit merr pasaporta bullgare

Para 3 orë

Nëse nuk anëtarësohemi në BE gjysma e Maqedonisë së Veriut, do të marrin pasaporta bullgare. Kështu ka deklaruar lideri i opozitës maqedonase, Venko Filipçe. Çështja e BE-së, sipas tij, nuk është më çështje e politikës së zakonshme, e qeverisë apo e opozitës, por tha se është çështje e së ardhmes së shtetit dhe popullit. Filipçe në një emision në RTVM, paralajmëroi se ngecja në integrimin evropian përbën një rrezik serioz për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve të tij.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

Gjysma e Maqedonisë do të marrin pasaporta bullgare, do të emigrojnë, do të përdorin përfitimet e Bashkimit Evropian. Ne jemi edhe tani më pak se një milion e gjysmë njerëz këtu që kanë mbetur për të jetuar në shtet. Kjo është një çështje serioze. Çështja e BE-së nuk është më çështje e politikës së zakonshme, e qeverisë apo e opozitës, është çështje e së ardhmes së shtetit”.

Filipçe i bëri thirrje qeverisë të përgjigjet se si procesi i integrimit evropian po rrezikon çështjet e identitetit. Ai tha se vendi mund të mbrojë më fuqishëm interesat e qytetarëve dhe të maqedonasve në Bullgari vetëm si anëtar i Bashkimit Evropian, duke theksuar se nga jashtë kjo është më e vështirë për shkak të fuqisë dhe rregullave të shteteve anëtare. Ai shtoi se anëtarësimi në BE mbetet moment kyç dhe prioritet për vendin./SHENJA/

Trending